FIBAU është një histori suksesi që ka filluar në vitin 1995 në Tetovë, kur vëllezërit Fejzi dhe Ibrahim Sadiki krijuan kompaninë si një iniciativë familjare, e bazuar në punë të palodhur, besim dhe një vizion të qartë për të ardhmen. Që nga fillimet e saj, FIBAU ka ecur hap pas hapi, duke u shëndërruar në një emër të njohur dhe të besueshëm në sektorin e ndërtimit dhe materialeve ndërtimore.
Kjo arritje është mundësuar nga përkushtimi i pandërprerë, profesionalizmi i ekipit dhe bashkëpunimi i ngushtë me partnerët dhe klientët tanë. FIBAU e Ndërtoi një histori që mbështetet në vlera të forta: kualitet, korrektësi dhe përgjegjësi.
Pas tri dekadash aktivitet, FIBAU ka vazhduar të rritet dhe të zhvillohet me ekspansion në Zhelinë, ku po hapet fabrikë e re për prodhimin e distancerëve, kravatave për kallëpim dhe streç folisë, si një hap i rëndësishëm në këtë rrugëtim. Ky investim ka një rëndësi të madhe për komunitetin dhe ekonominë lokale, pasi do të sjellë krijimin e vendeve të reja pune dhe do të rrisë kapacitetet prodhuese, duke kontribuar në rritjen e standardeve të prodhimit në sektorin e ndërtimit.
FIBAU – e ndërtuar me vlera familjare, rritet me punë dhe vazhdon të krijojë të ardhme.
#Rritje #Inovacion #Ndërtim #Biznes #EkonomiLokale

